• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kryetarët e partive nga koalicioni VLEN sonte për iftar tek kryeministri i Kosovës, Kurti

Kryetarët e partive nga koalicioni VLEN sonte për iftar tek kryeministri i Kosovës, Kurti

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Liderët e katër partive nga koalicioni VLEN sonte do të shkojnë për iftar tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai mes tjerash tha se pret të bisedojnë për tema aktuale politike në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe rajon, por edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

"Për zgjedhjet lokale jemi në një atmosferë të relaksuar dhe të mirë, shpresoj të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme, që të mos ketë të pakënaqur. Të gjitha partitë duhet të jenë të kënaqura në koalicionin", tha Taravari.

Ai theksoi se marrëdhëniet brenda koalicionit qeveritar janë të mira dhe se nuk ka probleme apo turbulenca. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR