• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin

Shekerinska të hënën në takim me Sorensenin

Beograd, 28 mars 2025 (MIA) - Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, të hënën do të ketë takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, njoftoi korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Në kumtesën e NATO-s nuk janë dhënë hollësira tjera rreth takimit të Shekerinskës me Sorensenin, i cili paradokohe ishte për vizitën e tij të parë në Prishtinë dhe Beograd pas marrjes së funksionit.

Sorensen këtë javë në Beograd u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Marko Gjuriq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

Pas takimeve me përfaqësuesit serbë, ai paralajmëroi se ka dëgjuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve dhe progresit në dialog.

Javën e kaluar, ai ishte për vizitë treditore në Kosovë, ku bisedoi me përfaqësues qeveritarë. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR