• e diel, 19 janar 2025

Qeveria izraelite e miratoi marrëveshjen për armëpushim me Hamasin, hyn në fuqi nesër

Qeveria izraelite e miratoi marrëveshjen për armëpushim me Hamasin, hyn në fuqi nesër

Jerusalem, 18 janar 2025 (MIA) - Qeveria e koalicionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë pas mesnate e miratoi marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës në këmbim të të burgosurve palestinezë, pasi ajo ishte miratuar më parë edhe nga kabineti i sigurisë.

"Qeveria e miratoi planin për lirimin e pengjeve. Plani do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar 2025, thuhet në kumtesën nga kabineti i kryeministrit Netanjahu. 

Këshilli i Ministrave miratoi planin pavarësisht kundërshtimit nga ministrat e ekstremit të djathtë.

Hamasi ka njoftuar tashmë se ka pranuar kushtet e marrëveshjes dhe është e angazhuar për respektimin e tyre.

Sipas marrëveshjes, armëpushimi duhet të fillojë nesër.

Marrëveshja në tre faza parashikon një pauzë fillestare gjashtë-javore të luftimeve që kanë shkatërruar Rripin e Gazës për 15 muajt e fundit dhe, sipas autoriteteve shëndetësorë të Hamasit, kanë vdekur më shumë se 46,000 njerëz në territorin palestinez.

Gjatë kësaj faze të parë, Hamasi do të lirojë 33 pengje të mbajtura nga militantët në Gazë, ndërsa Izraeli duhet të lirojë të burgosurit palestinezë të mbajtur në burgjet e tij.

Të dielën pritet të lirohen pengjet e para. 

Marrëveshja u arrit pas disa muajsh negociata indirekte të ndërmjetësuara nga Katari dhe SHBA-ja.

Lufta në Gazë filloi më 7 tetor 2023, kur anëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin dhe vranë rreth 1200 njerëz. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR