• e enjte, 27 qershor 2024

Qeveria e re do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të çmimit të energjisë elektrike, madje edhe për ulje të saj, thotë Mickoski

Qeveria e re do të shqyrtojë mundësinë e rikthimit të çmimit të energjisë elektrike, madje edhe për ulje të saj, thotë Mickoski

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar Hristijan Mickoski sot deklaroi se pas formimit të qeverisë së re do të shqyrtohet mundësia e kthimit të çmimit të energjisë elektrike, madje edhe uljes së saj.

"Menjëherë pas formimit të qeverisë do të ulemi dhe do të shohim mundësitë ligjore që kemi në dispozicion, do të ftojmë edhe ekspertët në një debat dhe diskutim për kthimin e çmimit të energjisë elektrike, gjegjësisht të shqyrtojmë mundësi edhe për zvogëlimin e saj, tha Mickoski i cili ishte në shënimin e fillimit të punës së uzinës prodhuese të fabrikës Kiel Maqedoni në ZZHTI Tetovë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me çmimin e rrymës, Mickoski informoi se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka plan se të bëjë edhe uljen e çmimit të energjisë elektrike.

"Kemi një plan, kemi një mënyrë se si ta bëjmë në periudhën në vijim, kështu që qytetarët të jenë të qetë, do të vijë një qeveri që do të kujdeset për standardin e qytetarëve", tha Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR