• e enjte, 02 janar 2025

Qeveria e Bullgarisë e refuzoi projekt - marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor "Deve Bair"

Qeveria e Bullgarisë e refuzoi projekt - marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit të përbashkët hekurudhor

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria e Bullgarisë e miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin dhe punën e tunelit tejkufitar hekurudhor "Deve Bair", do të formohet komitet i përzier dhe do të bisedohet me Maqedoninë e Veriut për tekstin e marrëveshjes, kumtoi sot pres shërbimi i Këshillit të ministrave.

Siç njofton DPA, qëllimi është të bëhen obligime dhe afate të qarta për ndërtimin e lidhjes hekurudhore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si palë të marrëveshjes propozoi që të dy palët të ndërmarrin aktivitete reale për realizimin e objektit të tunelit hekurudhor, që është lidhje hekurudhore mes dy vendeve fqinje. Ndërtimi i Korridorit strategji transportues VIII është parakusht për këmbim komercial dhe industrial, si në bazë bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për vendet nga rajoni", qëndron në kumtesë.

Marrëveshja parashikon formimin e Komitetit të përzier, i cili do t'i koordonjë të gjitha aktivitetet lidhur me ndërtimin dhe punën e tunelit Deve Bair. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të bisedojë me Republikën e Maqedonisë së Veriut për tekstin e marrëveshjes.

Владата на Бугарија го одобри нацрт-договорот со Северна Македонија за изградба и работа на прекуграничниот железнички тунел „Деве Баир“, ќе се формира мешовит комитет и ќе се разговара со ма

 

Në dhjetor, thuhet në informacion, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kërkoi angazhime dhe afate të qarta për ndërtimin e lidhjes hekurudhore ndërmjet Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëhen në një marrëveshje ndërqeveritare.

Për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, të dy palët kanë mbajtur deri tani dy takime, një në Bruksel më 16 tetor, kur ranë dakord për të mbajtur një dialog të rregullt të nivel të lartë dhe për të krijuar një grup të përbashkët pune për Korridorin 8 dhe një në Sofje më 31 tetor, pas së cilës Maqedonia e Veriut njoftoi se argumentet e saj janë pranuar: të ketë projekt të përbashkët për të mos ndërtuar një tunel që nuk të çon askund, që Bullgaria të përfundojë pjesën e saj të hekurudhës dhe rishikon çmimin e vetë projektit.

Në thirrjen për takimin e tretë të planifikuar në Shkup, Nikolloski tha se pala bullgare duhet të marrë guximin për ta mbyllur këtë çështje.

"Argumentet tona janë të qarta dhe ato qëndrojnë - çmimi duhet rishikuar, sepse është e pamundur që 560 milionë euro të kushtojë ndërtimi i një hekurudhë pa elektrifikim. Duhet të ketë një projektim të përbashkët të tunelit potencial që duhet t'i lidhë dy vendet dhe të kryejnë pjesën e tyre të punës, gjegjësisht të shkrihen deri në kufi", tha Nikoloski në Kuvend më 29 nëntor.

Pjesa e parë e hekurudhës për në Bullgari, nga Kumanova në Belakovc, me gjatësi prej 31 kilometrash, tashmë është përfunduar dhe do të vihet në përdorim në janar. Në pjesën e dytë, nga Kumanova deri në Kriva Pallankë, janë ndërtuar 27,3 për qind dhe afati është viti 2026. bsh/

Foto: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR