• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria dhe investuesit e huaj parashtruan detyra për reforma, ndryshime ligjore dhe procese të përbashkëta

Qeveria dhe investuesit e huaj parashtruan detyra për reforma, ndryshime ligjore dhe procese të përbashkëta

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Qeveria dhe Këshilli i investuesve të huaj sot konstatuan detyra për reforma dhe ligje të cilat duhet të ndryshohen dhe për proceset për të cilat do të duhet të punojnë bashkarisht në periudhën në vijim.

Kryeministri Hristian Mickoski pas takimti në Qeveri deklaroi se kanë dëgjuar këshilla dhe udhëzime shumë të mira se si duhet t'i zhvillojnë punët dhe proceset në peridhën që vijon. Theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve të zhvillimit të biznesit në shtet.

"Dakorduam të kemi edhe takime të këtilla tremujorshe, në të cilat do të bisedojmë për përparimin e punëve të cilat i dakordojmë në takime. Takimi i ardhshëm tani do të jetë nga fundi i vitit, në gjysmën e parë të dhjetorit, mund të them se të gjithë ne parashtruam detyra shtëpie për reformat dhe ligjet të cilat duhet të ndryshohen, përkatësisht të cilat do të duhet të pësojnë ndryshime, por edhe një pjesë e proceseve për të cilat në periudhën në vijim do të duhet të punojmë bashkarisht, të diskutojmë, të analizojmë, të shohim çka duhet bërë secila nga palët", deklaroi Mickoski.

Si Qeveri, theksoi kryeministri, mbetemi tërësisht të përkushtuar në agjendën reformuese dhe në përmirësimin e kushteve të zhvillimit të biznesit tek ne.

"Sa më shumë të jetë i suksesshëm komuniteti afarist, aq më e suksesshme do të jetë edhe Qeveria, sepse do të ketë të arhdura më të mëdha në Buxhet. Ndërkaq me të ardhurat nga Buxheti, do të ketë rrealizim më të madh të investimeve kapitale, ndërsa nga ana tjetër do të ketë edhe rroga më të mëdha për standard më të lartë të qytetarëve tanë", porositi kryeministri. 

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR