• e shtunë, 06 korrik 2024

Qasja në drejtësi bëhet e disponueshme për banorët e Mogillës

Qasja në drejtësi bëhet e disponueshme për banorët e Mogillës

Shkup, 3 shtator 2023 (MIA) - Me nënshkruarjen e Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me kryetarin e Komunës së Mogillës, Draganço Sabotkovski, banorët e kësaj komune do ta kenë më të lehtë qasjen në drejtësi dhe nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë në Manastir për të marrë informacione për shërbimet dhe këshillat ligjore që mund të merren nga punonjësit e departamentit rajonal të Ministrisë së Drejtësisë.

"Është obligimi ynë që të gjithë qytetarëve t'u ofrojmë mekanizmat e duhur të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor. Me këtë, qytetarëve të cilët janë në gjendje të vështirë financiare do t'u mundësohet të marrin ndihmë juridike nga një avokat dhe gjykim të drejtë. Në këtë mënyrë tregojmë se kujdesemi për kategoritë e cenueshme të qytetarëve", thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë.

Nga atje informojnë se gjatë vitit, numri i kërkesave për ndihmë juridike parësore dhe dytësore është rritur në mënyrë drastike, çka do të thotë se kjo fushatë jep rezultate dhe mundësi për t’u informuar më shumë. fc/

Fotografia: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR