• e mërkurë, 28 gusht 2024

Propozim për krijimin e një formati NATO-Ballkani Perëndimor në të cilin do të marrin pjesë edhe Beogradi, Prishtina dhe Sarajeva

Propozim për krijimin e një formati NATO-Ballkani Perëndimor në të cilin do të marrin pjesë edhe Beogradi, Prishtina dhe Sarajeva

Shkup, 22 nëntor 2023 (MIA) - Propozim për krijimin e një formati NATO - Ballkani Perëndimor në të cilin do të marrin pjesë jo vetëm vendet anëtare të Aleancës nga rajoni, por edhe Beogradi, Prishtina dhe Sarajeva, u prezantua në takimin e sotëm jozyrtar të liderëve të NATO-s nga rajoni nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Shkup, tha se do të shqyrtojë propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili u mbështet edhe nga presidenti i Kroacisë.

"Sigurisht këtë duhet ta shqyrtojmë së bashku dhe duhet të takohemi më shpesh dhe të ftojmë edhe vendet partnere", tha Stoltenberg, i cili në fjalimin e tij tha se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për NATO-n.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp tha se Sekretari i Përgjithshëm me shumë interes e mirëpriti propozimin për krijimin e një formati të samitit të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku, siç sqaroi, do të jenë të pranishëm dhe do të marrin pjesë jo vetëm vendet anëtare të NATO-s në këtë rajon por edhe vendet partnere të NATO-s.

"Në fakt edhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor që nuk janë të pranishme sot, si dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë brenda kufijve të rajonit tonë dhe që kanë interes të menjëhershëm për stabilitetin dhe përparimin demokratik të rajon, tha Rama.

Presidenti i Kroacisë Zoran Milovanoviç, propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, e konsideron të zgjuar dhe të mirëpritur pavarësisht se kemi disa iniciativa në forma dhe organizime të ndryshme, të cilat ndërthuren, madje anulojnë njëra-tjetrën.

"Propozimi për të shqyrtuar një formë në të cilën do të merrnin pjesë këto vende, vendet e Evropës Juglindore dhe ndoshta një vend tjetër dhe më e rëndësishmja Beogradi, Prishtina dhe Sarajeva, besoj se meriton vëmendjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do të vendosë nëse kjo është. e mundur dhe e realizueshme", deklaroi Milanoviq. 

Propozimi, sipas Milanoviqit, është një hap përpara nga iniciativa Bërdo-Brioni, e cila ka dhjetë vjet që ekziston dhe tregon se një bisedë normale pa tone të ngritura është e mundur dhe se është e mirë. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR