• e premte, 05 korrik 2024

Promovohet ueb - faqja për paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur "Më gjej"

Promovohet ueb - faqja për paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ueb - faqja për paralajmërim të hershëm për fëmijët e zhdukur najdime.org.mk i cili do të ketë qasje në gjuhën maqedone, shqipe dhe rome dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Brendshme është prezantuar sot në konferencën përmbyllëse të "Pilot projektit për sistemin e paralajmërimit të hershëm për fëmijët e zhdukur".

Qëllimi i këtij projekti është që të përmirësohen qasjet ekzistuese dhe gjetja e metodave të reja për parandalimin, hetimin dhe zbutjen e trafikimit të qenieve njerëzore dhe fëmijëve, si dhe mbrojtjen apo forcimin e të drejtave të të prekurve nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe përvetësimit të njohurive të reja. Projekti u organizua nga Organizata civile gazetarët për të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me EKPAT  - Austria në periudhën nga 1 janari i vitit 2021 me mbështetje financiare nga Ministria Federale Austriake e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në hapjen e konferencës theksoi se zhdukja e personit pa gjurmë gjithmonë shkakton shqetësim dhe frikë të madhe tek familjarët, miqtë dhe të njohurit, ndjenja që së bashku me atë që është më e theksuar për momentin - pafuqinë, mund të çojnë në veprime të nxituara dhe të pamenduara.

"Emocionet janë më të forta kur zhduket fëmija dhe për këtë arsye, nuk ka dyshim nëse vendi duhet të ketë një sistem paralajmërimi të hershëm për fëmijët e zhdukur", tha Shaqiri duke vlerësuar se është mirë që është hedhur hapi i parë.

Ai shpreson se e ky version fillestar i sistemit që do të prezantohet sot do të jetë efektiv, duke theksuar se të gjithë do të angazhohemi veçanërisht duke aplikuar përvoja pozitive nga vendet e zhvilluara.

Maqedonia e Veriut, përkujtoi ai, është shtet që e ka ratifikuar Konventën e KB-së për të drejtat e fëmijës dhe, siç tha ai, pozicioni në lidhje me këtë çështje mund të forcohet, ndër të tjera, pikërisht me vendosjen dhe aplikimin e një mjeti të tillë.

Shaqiri theksoi se sistemi arsimor ka një rol të rëndësishëm në paralajmërimin e hershëm të fëmijëve të zhdukur dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës vë në dispozicion të gjithë kapacitetin e saj në zhvillimin e këtij sistemi.

"Të gjithë kalojnë përmes sistemit arsimor, dhe ai luan një rol kyç në zbulimin e hershëm të fëmijëve të zhdukur. Mësimdhënësit dhe stafi i shkollës janë shpesh të parët që vërejnë kur një fëmijë mungon ose hetojnë kur është në një lloj rreziku, i cili manifestohet nëpërmjet sjelljes, pamjes së tij, etj. Nga ana tjetër, pikërisht në shkolla dhe nëpërmjet aktiviteteve mësimore dhe jashtëshkollore, fëmijët njihen me rreziqet e mundshme që i gjurmojnë. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Përmbajtja edukative në lidhje me këtë temë me siguri do të bëhen gjithnjë e më të zakonshme ”, ka thënë Shaqiri.

Ai bëri të ditur se është në fazën përfundimtare zhvillimi i ditarit të ri elektronik, me të cilin është paraparë që prindërit të kenë evidencë për vijueshmërinë në mësime menjëherë pas futjes së të dhënave nga profesorët. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR