Prokuroria Publike: Po bëhet inspektim në terren, po përcaktohet numri i viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në një diskotekë në Koçan
- Prokuroria Publike Shtetërore kumtoi se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan janë në terren në vendin e zjarrit.

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Prokuroria Publike Shtetërore kumtoi se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan janë në terren në vendin e zjarrit.
Numri i viktimave dhe të lënduarve nga zjarri po përcaktohet. Ende po ndërmerren veprime dhe zhvillohet inspektim.,
Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prokurorët themelorë publikë të PTHP Shkup dhe të PTHPNJKOK janë rrugës për në Koçan.
Prokurorisë së Koçanit do t'i vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet e prokurorive për veprime urgjente, qëndron në kumtesën.
Nga MPB-ja në deklaratë për MIA-n konfirmuan se së paku 50 persona kanë humbur jetën në një diskotekë në Koçan ku mbrëmë ka shpërthyer zjarr gjatë një koncerti të një grupi të njohur.
Sipas informacioneve të publikuara në disa media, zjarri me shumë gjasa ka nisur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski tashmë ndodhet në vendin e aksidentit dhe priten informacionet e para për tragjedinë. Për në vendin e aksidentit është drejtuar edhe kryeministri Hristijan Mickoski. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s