• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari: Pacientët nga zjarri në Koçan në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme, të hospitalizuarit në Koçan dhe Shtip janë transferuar në Shkup

Taravari: Pacientët nga zjarri në Koçan në gjendje të qëndrueshme të përgjithshme, të hospitalizuarit në Koçan dhe Shtip janë transferuar në Shkup

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencë për media informoi se pacientët nga zjarri në Koçan janë në përgjithësi në gjendje të qëndrueshme, ndërsa 20 pacientë janë në gjendje kritike. Ai paralajmëroi se komplikime të mundshme priten sot dhe nesër. Siç tha, ka pacientë të rinj të cilët ishin pjesë e ngjarjes tragjike në Koçan, por nuk janë regjistruar dje, por janë regjistruar sot. 

"Përfunduam mbledhjen e Shtabit të Krizave dhe bëmë një bilanc të situatës. Fatmirësisht pacientët që u sollën dje në spitalet në të gjithë vendin janë në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa ata që janë transferuar jashtë vendit, gjithsej 51 deri më tani, janë të gjithë në gjendje përgjithësisht të qëndrueshme. Por një problem i ri po shfaqet: ka pacientë që nuk kanë telefonuar dje dhe po telefonojnë sot. Dëshiroj të dërgoj porosi për të gjithë ata që ishin pjesë e ngjarjes tragjike në Koçan dhe nuk u regjistruan dje, kërkoj që të regjistrohen sot”, tha Taravari.

Siç tha, të gjithë pacientët të cilët ishin në Koçan dhe Shtip, tani janë strehuar në Shkup. Në Koçan dhe Shtip më nuk ka pacientë. 

Taravari nënvizoi se situata është nën kontroll dhe presin më pak komplikime. 

Në zjarr humbën jetën 59 persona, ndërsa nga të lënduarit në shtet mjekohen 84 pacientë, ndërsa jashtë vendit 51 pacientë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR