• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve për shkak të shtatë ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçan

Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve për shkak të shtatë ditëve të zisë për viktimat e tragjedisë në Koçan

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot në mbledhjen e punës vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars.

“Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur shtatëditore zie për viktimat e tragjedisë në Kpçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Ata shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do të përcaktohet më vonë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR