Stankov: Punojmë intensivisht në autopsinë e viktimave nga zjarri në Koçan
- Drejtori i Mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov në deklaratën për MIA-n tha se po punohet intensivisht në autopsinë dhe identifikimin e trupave të viktimave nga zjarri në diskotekën në Koçan.
- Post By Fami Bajrami
- 11:30, 17 mars, 2025
Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Drejtori i Mjekësisë ligjore, Aleksandar Stankov në deklaratën për MIA-n tha se po punohet intensivisht në autopsinë dhe identifikimin e trupave të viktimave nga zjarri në diskotekën në Koçan.
"Punojmë intensivisht në procesin e identifikimit dhe përcaktimit të shkaqeve të vdekjes, me qëllim që ta kryejmë punën sa më shpejt të jetë e mundur që prindërit të mund të marrin trupat e të afërmve të tyre", tha Stankov.
Ai tha se janë duke punuar në ekipe së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por nuk ka dhënë detaje se deri ku është procesi, gjegjësisht kur do të përfundojë dhe çfarë është përcaktuar me autopsitë e deritanishme.
Në zjarrin që ka ndodhur në diskotekën "Puls" në Koçan jetën e kanë humbur 59 të rinj, ndërsa mbi 150 të mbijetuar janë në përkujdesje brenda dhe jashtë vendit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s