Prokuroria ngriti akuzë edhe ndaj babait të Vasil Jovanovit
- Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë edhe kundër babait të Vasil Jovanovit, i cili më 29 janar të këtij viti, duke vozitur pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, ka goditur këmbësoren Frosina Kulakova, në bul. "Aradhet Partizane", e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë edhe kundër babait të Vasil Jovanovit, i cili më 29 janar të këtij viti, duke vozitur pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, ka goditur këmbësoren Frosina Kulakova, në bul. "Aradhet Partizane", e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV), kumtoi se prokurori publik gjatë procedurës paraprake ka siguruar prova nga të cilat rezulton se i pandehuri, 50-vjeçar për veprën penale - Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, në periudhën prej datës 04.11.2022 deri më 30.01.2025, me një veprim përgjithësisht të rrezikshëm, ka shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, i vetëdijshëm se nga veprimet e tij mund të ndodhin pasoja të dëmshme, e megjithatë në mënyrë mendjelehtë besonte se ato nuk do të ndodhnin.
"Ai e ka lejuar djalin e tij të drejtonte automjeti “Pezho 207”, edhe pse e dinte se djali i tij nuk lejohej të drejtonte automjet për shkak se nuk kishte patentë shofer dhe ishte autor i shumëfishtë i kundërvajtjeve në komunikacion, përkatësisht: një vepër penale – aksident trafiku me pasoja të lehta në nëntor 2022, 11 kundërvajtje në trafik (vozitje pa patent shofer, vozitje nën ndikim të alkoolit, mosrespektim i semaforit dhe vendkalimit për këmbësorë_ gjatë vitit 2023 dhe 2024, si dhe veprën penale - aksident trafiku me pasoja fatale më 29.01.2025", theksohet në kumtesën e PPRMV-së.
PTHP Shkup, më herët më 28 mars të këtij vitit, pas procedurës hetimore të zhvilluar në tërësi, ka ngritur aktakuzë kundër Vasil Jovanovit, i cili akuzohet për - Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal, për të cilat i rrezikohet dënim me burg maksimal deri më 20 vjet burg. ls/
Foto: MIA