Prokurori Bajrami në orën 13:00 do t'i kumtojë informacionet fillestare për zgjedhjet nga PP në mbarë vendin
- Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për monitorimin e veprave të mundshme penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe parregullsive të tjera zgjedhore, sot në vazhdimësi po monitoron rrjedhën e procesit zgjedhor në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për monitorimin e veprave të mundshme penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe parregullsive të tjera zgjedhore, sot në vazhdimësi po monitoron rrjedhën e procesit zgjedhor në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç paralajmëron Komisioni, kryetari i tij, prokurori publik Xhelal Bajrami, në ora 13:00 do t'i kumtojë informacionet fillestare të përmbledhura nga prokuroritë publike në mbarë vendin. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s