• e diel, 22 dhjetor 2024

Pritja e gjatë e termineve në shëndetësinë publike, "i përzë" pacientët drejt shëndetësisë private

Pritja e gjatë e termineve në shëndetësinë publike,

Shkup, 25 shkurt 2024 (MIA) - Pritja e gjatë për të arritur në terminin e caktuar  për ekzaminime specialistike në shëndetin publik, shpesh për shkak të urgjencës së sëmundjes, i detyron pacientët të kërkojnë ndihmë përmes miqve për të kryer më shpejt grafitë e nevojshme, ndërsa një pjesë e tyre e kërkojnë “shpëtimin” në shëndetësinë private, ku shërbimet janë më të shtrenjta.

Çdo punonjësi i zbritet nga paga çdo muaj 7,5 për qind për sigurimet shëndetësore, por megjithatë në situata të caktuara të gjithë detyrohen të kërkojnë kujdes shëndetësor në shërbimin shëndetësor privat për shkak të pamundësisë për të gjetur termin në shërbimin shëndetësor publik.

Ka pacientë që i drejtohen edhe klinikave private për ekzaminime të specializuara bazë, sepse duhet të presin nga një deri në disa javë takimin e parë falas në shëndetësinë publike, si dhe presin me muaj për një tomografi kompjuterike ose skanim PET (Positron Emission Tomography).

Според Здравственото осигурување бројот на посетите на кабинетите на општите доктори и специјалистите, се намалил за  дури 40 проценти, вклучувајќи ги и телефонските консултациите, јави допис

Një paciente që kishte problem me tensionin e lartë të gjakut është detyruar të drejtohet për ekzaminim specialist, por termini i parë i lirë ishte vetëm tre javë më vonë. E shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore dhe për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime shëndetësore në shëndetin publik, ajo vendosi të caktojë kontrollë tek një mjek i shëndetësisë private.

Edhe pacientët me sëmundje kronike që duhet të bëjnë kontrolle të rregullta, presin për termine për kontroll sepse ndonjëherë specialisti nuk cakton termin për kontrollin e radhës, por i kthen për ta bërë atë nëpërmjet mjekëve të familjes. Një pacient nga Shkupi, i cili ka sëmundje të zemrës, dëshmon se ndonjëherë pret me muaj për ekzaminimin e radhës dhe nëse nuk gjen termin, kërkon udhëzim me prioritet për ta bërë kontrollin e rregullt.

Në një situatë të ngjashme janë edhe pacientët onkologjikë, të cilët tregojnë se për shkak të mungesës së termineve, humbet kohë e çmuar, ndaj disa herë detyrohen të bëjnë ekzaminimet e nevojshme në objektet shëndetësore private ku shërbimet janë më të shtrenjta.

"Do të nis nga vetja. Si paciente onkologjike prej pesë vitesh, bëj ekografi dhe mamografi ekskluzivisht tek privati. Së pari, sepse kam besim te mjeku dhe së dyti, nuk ka pasur asnjë termin me ata mjekë që më janë rekomanduar. Është një problem i vazhdueshëm. Aty ku lind një problem edhe më i madh. Mamografia dhe ekoja e gjirit është diçka më e lirë dhe të gjithë mund ta përballojmë të shkojmë privatisht çdo gjashtë muaj ose një herë në vit, por skanimi i kockave, PET, skanimi në kompjuterit, në klinikat private çmimet janë vërtet të larta. Unë njoh pacientë që marrin kredi ose marrin para hua nëse mjeku sugjeron ose dyshon diçka dhe thotë se kjo duhet bërë më shpejt. Dhe kushdo jeta e të cilit është në pikëpyetje do të gjejë një mënyrë për të arritur të bëjë një ekzaminim privat nëse kjo do të thotë marrje e diagnozës dhe terapisë në kohë", thotë Ana Marjanoviq.

Problemi me pacientët të cilët tashmë janë diagnostikuar me këtë sëmundje, sipas Marjanoviqit, do të tejkalohej me faktin se në momentin që bëhet kontrolli, menjëherë caktohet edhe termini për kontrollin e radhës.

Edhe kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë të familjes, Lilia Çollakova-Dervishova, pajtohet me faktin se vetë specialistët duhet të caktojnë kontrolle për pacientët me sëmundje kronike.

"Duhen bërë disa momente. Së pari, specialisti duhet të caktojë vetë ekzaminimin e kontrollit. Ekziston mundësia, nëse është ndonjë rast urgjent, që specialistët të krijojnë vetë takim. Për ekon e gjirit dhe mamografinë është bërë një mënyrë e veçantë zdhëzimi, por kemi një rast të një pacienteje me konstatim që është dërguar sipas të gjitha protokolleve siç thuhet nga Ministria e Shëndetësisë, është konstatuar një gungë në gjim kurse specialisti nga Shkupi e ktheu te mjeku i familjes për të marrë udhëzim për biopsi. Pse duhet të kthehet pacienti? E bëmë rrugën e re që të mos ketë kthim në qytete", thotë Çollakova-Dervishova.

Urgjenca e diagnozës, sipas Çollakova-Dervishovës, ndonjëherë i detyron pacientët të kërkojnë ndihmë në kujdesin shëndetësor privat, i cili, siç thotë ajo, është i shpejtë, efikas, por edhe më i shtrenjtë.

Здружението на приватни лекари денеска побара од Министерство за здравство да го измени решението матичните лекари во Дебар да прават и крвни анализи на 10 проценти од нивните пациенти.

 "Është e vërtetë që humbet shumë kohë për diagnoza të caktuara. Nëse shkoni në një nga spitalet private të njohura, do të merrni një diagnozë, do të merrni kujdes dhe qasja ndaj shëndetësisë private është shumë më humane. Vërtet është më e shtrenjtë, por diagnoza arrihet shumë shpejt, ndërsa në shëndetin publik rroga është e garantuar dhe momenti i kujdesit për pacientin është ulur", vlerëson Çollakova-Dervishova. 

 Ajo pajtohet që pagat e punonjësve shëndetësorë në shëndetësinë publike të jenë më të larta, por mendon se kujdesi për pacientët duhet të jetë pak më i lartë. Arsyet e problemeve në shëndetin publik, sipas Çollakova-Dervishovls, janë keqmenaxhimi i institucioneve publike shëndetësore ndër vite.

 

"Çdo ministër duhet të pyesë veten se si një spital privat mund të jetë fitimprurës dhe të ketë pajisje të nivelit të lartë dhe si mund të shkojnë në shëndetësinë publike paratë nga Fondi për të mbuluar vrimat në shëndetësinë publike", thotë Çollakova-Dervishova.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke bërë përpjekje që të ketë termine të mjaftueshme për pacientët. Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Maja Manoleva, për rezonancë magnetike në Institutin e Radiologjisë, si institucion shëndetësor terciar, janë vendosur të ashtuquajtura modele për termine për pacientë të caktuar, të cilët vijnë nga një institucion tjetër.

"Për shembull, pacientët nga Onkologjia kanë terminet e tyre në numrin e përgjithshëm të termineve në Institutin e Radiologjisë ose pacientët nga kirurgjia degjistive ose neurokirurgjia. Praktikisht, të gjitha terminet që janë në Institutin e Radiologjisë janë për institucione të klinikave të tjera, përkatësisht për institucione të nivelit të mesëm të kujdesit shëndetësor në mënyrë që mjekët specialistë të mund të dërgojnë më lehtë pacientë që mendojnë se kanë nevojë për procedurë adekuate diagnostike", thotë Manoleva.

Sipas saj, rimbursimi eventual i mjeteve në një situatë ku për shkak të mungesës së termineve pacientët detyrohen të shkojnë në klinika private, është një temë komplekse që mbulon disa segmente të funksionimit të sistemit shëndetësor dhe kërkon një qasje multisektoriale

"Nevojitet një qasje e gjerë shumësektoriale në shqyrtimin e kësaj mënyre të rimbursimit të fondeve nga të gjitha aspektet për të gjetur zgjidhjen më optimale që do të ishte e qëndrueshme mbi të gjitha për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave", thotë zëvendësministrja e Shëndetësisë Maya Manoleva.

Në Ligjin për sigurime shëndetësore, neni 8, thuhet se personave të siguruar u garantohet e drejta në shërbimet shëndetësore bazë në nivel primar, sekondar dhe terciar sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj.

"Ekzaminimi dhe përcaktimi i sëmundjeve, lëndimeve dhe gjendjes shëndetësore dhe zbatimi i procedurave të specializuara diagnostike, terapeutike dhe rehabilituese, janë pjesë e punëve të renditura në pjesën e kujdesit shëndetësor sekondar-konsultativ në nenin 8 të Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Bllazhe Darudov

Biljana Anastasova-Kostiq

Foto dhe video: МIА

Vazhdon... 

Me këtë tekst MIA i bashkangjitet nismës për transparencë të shtuar të institucioneve që Instituti për studime komunikative e zbaton në bashkëpunim me mediumet në suaza të projektit "Shfrytëzo fakte", i cili është mbështetir nga Ambasada britanike.

 

QËNDRONI TË LIDHUR