• e martë, 05 nëntor 2024

Prezantim i projektit "Pavarësi përmes llogaridhënies-ndjekjes dhe kontrollit të përgjegjësisë gjyqësore në Maqedoni të Veriut"

Prezantim i projektit

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" do të mbajë ngjarje promovuese për prezantim të projektit "Pavarësi përmes llogaridhënies-ndjekjes dhe kontrollit të përgjegjësisë gjyqësore në Maqedoni të Veriut", që financohet nga Ambasada britanike në Shkup.

Në konferencë, siç është paralajmëruar, fjalime të veta do të kenë drejtori ekzekutiv i Koalicionit, Darko Avramovski, ushtruesi i detyrës në Ambasadën britnaike në Shkup, Daniel Filer, si dhe Vesna Dameva, kryetare e Këshillit gjyqësor dhe GJorgji Andonov, zëvendëskryetar i Shoqatës së gjykatësve.

Qëllimi i projektit, siç informojnë nga Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë", është rritja e transparencës dhe llogaridhënies së punës së Këshillit gjyqësor gjatë zbatimit të procedurave për konstatimin e prëgjegjësisë së gjykatësit apo kryetarit të gjykatës dhe me atë - pakësimin e hapësirës për ndikim joadekuat politik apo ndikim tjetër ndaj gjykatësve dhe gjyqësisë".

Në kaudër të projektit, që zbatohet në qershor, këtë vit deri në mars të vitit 2025, do të bëhet edhe evaluimi i 20 procedurave disiplinore në të cilat është sjellë vendim për shqiptim të masave disiplinore apo vendim për shkarkim të gjykatësit/kryetarit të gjykatës në pajtim me Ligjin për Këshillin gjyqësor të vitit 2019. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR