• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidentja Siljanovska-Davkova e priti Kler Harasti, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore

Presidentja Siljanovska-Davkova e priti Kler Harasti, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim Kler Harastin, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për Evropën Qendrore dhe Lindore, njoftuan nga kabineti i presidentes.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, u diskutua për angazhimin e mëparshëm të kësaj organizate me ne, rolin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në zbatimin e politikave sociale, mbështetjen për themelimin e Këshillit Ekonomik dhe Social në vitin 2010, prezantimin e një page minimale, si dhe për zbatimin e një sërë politikash për rritjen e përqindjes së punësimit tek të rinjtë dhe zbatimin e strategjive për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen e saj për aktivitetet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe theksoi se do të vazhdojë të mbështesë me zë të lartë të gjitha iniciativat dhe projektet për përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve.

Të dy bashkëbisedueset biseduan edhe për bashkëpunimin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës me institucionet kompetente të Maqedonisë, me ç'rast u theksua se organizata do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të investojë kapacitetet e saj për përmirësimin e standardit të punëtorëve, si dhe krijimin e kushteve për punësim të drejtë dhe dinjitoz për të gjithë.

Që nga anëtarësimi në Organizatën Ndërkombëtare të Punës në vitin 1993 dhe si rezultat i angazhimit për respektimin e standardeve ndërkombëtare të punës, vendi ynë ka ratifikuar 81 nga 191 konventat e ONP-s, thuhet në deklaratë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR