Presidentja Siljanovska Davkova për vizitë tek Kryqi i Kuq
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot, me rastin e 26 korrikut - ditës së solidaritetit dhe përkujtimit të tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, e vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:40, 26 korrik, 2024
Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot, me rastin e 26 korrikut - ditës së solidaritetit dhe përkujtimit të tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, e vizitoi Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi Kabineti i saj, mori pjesë në prezantimin - Aktivitetet e Kryqit të Kuq gjatë tërmetit në Shkup në vitin 1963 dhe mbajti takim me vullnetarë dhe kryesinë e kësaj organizate humanitare. Përmes video lidhjes vijoi një pjesë e aktiviteteve të ttyre në Qendrën prë dhurim të gjakut, Qendrën për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale dhe në Qendrën për kujdes.
Kryesia e Kryqit të Kuq e informoi presdienten për kapacitetet e organizatës, për tendencën në rritje të aktiviteteve vullnetare, si dhe për nismat dhe përkushtimin në promovimin e solidaritetit dhe vullnetarisë humanitare, si model i qëndrueshëm me prëfitime të shumta individuale dhe kolektive.
Vullnetarët e Kryqit të Kuq e njoftuan presidenten Siljanovska Davkova me angazhimet e rregullta në mbështetje të grupeve të ndjeshme, mbrojtjes së jetës dhe shëndetit ë qytetarëve dhe avancimit të gjendjes së prëgjithshme sociale në shoqëri, ndërsa në bisedë aktivistët humanë i ndanë angazhimet e tyre personale që ishin nxitje për t'u kyçur në Kryqin e Kuq.
Gjatë vizitës, presidentja Siljanovska Davkova nënshkroi aplikacion për anëtarësim në Kryqin e Kuq, si një nga organizatat më të mëdha dhe më të[ rëndësishme vullnetare dhe me atë rast e ceki mbështetjen e saj të mëtutjeshme për humanizmin si vlerën më të lartë njerëzore dhe prioritet kryesor të çdo shoqërie. ab/
Foto: Kabineti i Presidentes