• e premte, 22 nëntor 2024

Presidentja Silajnovska-Davkova ka pritur përfaqësueset e IN "Vera e Ohrit"

Presidentja Silajnovska-Davkova ka pritur përfaqësueset e IN

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Në prag të 64-vjetorit të Manifestimit muzikor-skenik ndërkombëtar "Vera e Ohrit", presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur drejtoreshën e "Verës së Ohrit", Natasha Popoviq dhe përzgjedhëset e programit muzikor dhe dramatik të festivalit Bisera Çadlovska dhe Sanja Arsovska.

Siç informojnë nga Kabineti i Siljanovska-Davkova, përfaqësuesit e Indtitucionit kombëtar e njohën presidenten me përgatitjet aktuale dhe programin vjetor të festivalit, i cili që nga themelimi i tij në vitin 1961 mbahet në periudhën prej 12 korrik deri më 20 gusht në Ohër.

"Duke iu referuar kontributit dhjetëvjeçar në kultivimin e artit si vlerë universale, presidentja Siljanovska-Davkova shprehu kënaqësinë e saj që në frymën e traditës së krijuar do të jetë patronazhe e festivalit 'Vera e Ohrit'. Në këtë drejtim, ajo ka uruar realizimin e suksesshëm të edicionit të sivjetshëm dhe ka theksuar mbështetjen e saj në promovimin e festivalit dhe kulturës vendase në botë", thuhet në kumtesë. rq/bsh/

Foto: Kabineti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR