• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidentja e Kosovës Osmani priti të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

Presidentja e Kosovës Osmani priti të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç

Prishtinë, 4 prill 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stjuart Piç.

Siç kumtojnë nga Kabineti i presidentes së Kosovës, në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe mbi sfidat e sigurisë në rajon dhe përtej.

"Në temën e Këshillit të Evropës, Presidentja Osmani theksoi se anëtarësimi i Kosovës do të ishte triumf për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Evropën. Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi se përmes mekanizmave të ndryshëm që i ofron Këshilli do të mundësohej mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim", thuet në kumtesë.

Osmani shprehu mirënjohjen dhe ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, sikurse në çdo proces tjetër të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë, me theks të veçantë në veriun e vendit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR