Presidenti Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së re të Kubës
- Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Kubës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marieta Garsia Hordan.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:36, 27 shtator, 2023

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Kubës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marieta Garsia Hordan.
Në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski theksoi se emërimi i saj paraqet edhe një konfirmim të marrëdhënieve miqësore, por edhe për dinamikën e suksesshme zhvillimore të marrëdhënieve mes dy shteteve, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, kumtoi kabineti i shefit të shtetit.
Duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksioinit përgjegjës, presidenti Pendarovski shfaqi pritje për përforcimin e mëtutjeshëm të vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kubës.
"Më se sinqerisht besoj se zhvillimi i ardhshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi, mes dy shteteve tona, do të paraqesin shembull pozitiv dhe sfidë për sendërtimin e tyre të vazhdueshëm me përmbajtje të reja në fusha konkrete, e para së gjithash në fushën e shëndetësisë, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe në sferat e tjera të interesit të ndërsjelltë", theksoi presidenti Pendarovski.
Ambasadorja Marieta Garsia Hordan në fjalimin e vet e ceki gatishmërinë e plotë dhe angazhimet e Republikës së Kubës për përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, posaçërisht në dialogun politik, bashkëpunimin në sferën e kulturës dhe arsimit, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik. ab/