• e premte, 04 tetor 2024

Presidenti brazilian kërkoi nga Kongresi të shpallë katastrofë natyrore në shtetin Rio Grande do Sul

Presidenti brazilian kërkoi nga Kongresi të shpallë katastrofë natyrore në shtetin Rio Grande do Sul

Brazilia, 7 maj 2024 (MIA) - Presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Salva sot kërkoi nga Kongresi të shpallë katastrofë natyrore për shkak të vërshimeve të mëdha që goditën shtetin më jugor të Rio Grande do Sul, ku jetën e humbën tetëdhjetë e pesë persona.

Mbi 130 persona konsiderohen si të zhdukur pas vërshimeve në të cilën 150.000 persona lëshuan shtëpitë e tyre, njofton Mbrojtja civile. 

Përveç shkatërrimit të rrugëve dhe urave në disa qytete, janë shkaktuar edhe rrëshqitje të dheut që kërcënojnë një fatkeqësi edhe më të madhe.

Për shkak të kësaj, presidenti brazilian Lula kërkon nga Kongresi të shpallë katastrofë natyrore në shtetin federal të sipërpërmendur, në mënyrë që të miratojë fonde shtesë buxhetore, pavarësisht nga rregullat fiskale të miratuara vitin e kaluar duke kufizuar shpenzimet federale.

"Vetëm kur uji të zvogëlohet do të shohim shkallën e dëmit. Tani për tani ende nuk kemi vlerësim", deklaroi ministri brazilian për planifikim të buxhetit, Simone Tebet. 

Edhe pse shirat janë të zakonshëm në këtë periudhë të vitit në Brazilin jugor, 72 vjeçari Flavio Rosa nga qyteti Kanoas thotë se nuk ka parë kurrë në jetën e tij shkatërrime në përmasa të tilla nga shirat.

Për shkak të shirave në Brazilin jugor jetën e kanë humbur 60 persona, më shumë se 70 konsiderohen të zhdukur. 

Sipas parashikimeve lokale të motit, reshjet mund të kthehen këtë javë në sasi më të vogla, ndërsa me sasi më të mëdha priten nga data 10 deri në 15 maj.

Guvernatori i shtetit Rio Grande do Sul, Eduardo Leite paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet pasi shpëtimtarët fituan qasje në më shumë vende.

Përmbytjet nuk dëmtuan vetëm infrastrukturën rrugore, por edhe shumë kompani e fabrika që u detyruan të ndërprisnin punën. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR