• e hënë, 23 dhjetor 2024

PP: Po ndërmerren veprime për zbardhjen e vjedhjes të një monitori nga Qendra Kulturore dhe Informative bullgare në Shkup

PP: Po ndërmerren veprime për zbardhjen e vjedhjes të një monitori nga Qendra Kulturore dhe Informative bullgare në Shkup

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar sipas njoftimit të parashtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme për një vjedhje të kryer në hapësirat  e Qendrës Kulturore dhe Informative bullgare në Shkup, i lëshon të gjitha udhëzimet dhe urdhrat e nevojshme për zbulimin e kryerësve.

"Ngjarja ka ndodhur natën mes 15 dhe 16 mars, kur kryerës të panjohur me përdorim të forcës, përveç në objektin e Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Bullgarisë, në mënyrë të ngjashme kanë hyrë   në dy objekte të tjera hotelerie në afërsi. Nga objektet e hotelierisë janë marrë para, ndërsa, ndërsa nga Qendra është marrë një monitor kompjuterik", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike. 

Gjatë kontrollit të SPB Shkup, siç thuhet në komtesë, janë marrë gjurmë nga vendi i ngjarjes   të cilat do të jenë lëndë e ekspertizës, ndërsa me urdhër të prokurorit publik janë siguruar edhe pamjet nga video vëzhgimi.

"Deri në këtë moment të gjitha indikacionet dhe dëshmitë tregojnë se motivi i vetëm në ngjarjen penale konkrete   është përvetësimi i paligjshëm i sendeve, gjegjëisht bëhet fjalë për  vjedhje. Institucionet kompetente po veprojnë për zbulimin e kryerëve", thonë nga Prokuroria Publike. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR