PP: Janë dhënë udhëzime deri te Drejtoria e Policisë Financiare që të hetohen procedurat për furnizime publike për karburantet për NQP
- Nga Prokuroria Publike Shtetërore sot kanë njoftuar se janë duke i ndjekur të gjitha informacionet lidhur me transportin publik në Shkup dhe se Drejtoria e Policisë Financiare tashmë i janë dhënë udhëzime për hetimin e procedurave për furnizime publike të naftës për nevojat e NQP-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:36, 21 nëntor, 2024
Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Nga Prokuroria Publike Shtetërore sot kanë njoftuar se janë duke i ndjekur të gjitha informacionet lidhur me transportin publik në Shkup dhe se Drejtoria e Policisë Financiare tashmë i janë dhënë udhëzime për hetimin e procedurave për furnizime publike të naftës për nevojat e NQP-së.
Në kryeqytet sot është reduktuar transporti publik për shkak të mungesës së karburantit për autobusët e NQP-së.
Në orën 14 Qeveria ka caktuar seancë të jashtëzakonshme për problemin me transportin, ndërsa në orën 18 është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit.
Një pjesë e partive kanë dalë me propozime se si të tejkalohet problemi me transportin publik, ndërsa një pjesë kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovskës.
Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësinë lidhur me krizën e shkaktuar në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP), e cila ka mbetur pa naftë, po ia hedhë këshillëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe te drejtoresha e Byrosë për Furnizime Publike për shkak të procedurës së anuluar për furnizimin e karburantit për autobusët, ndërsa Byroja e Furnizimit Publik bën të ditur se NQP ka zgjedhur një ofertë të papranueshme si më të favorshme. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s