• e diel, 29 shtator 2024

Pothuajse i gjithë Mali i Zi është pa energji elektrike, por edhe disa pjesë të Kroacisë dhe BeH-së

Pothuajse i gjithë Mali i Zi është pa energji elektrike, por edhe disa pjesë të Kroacisë dhe BeH-së

Podgoricë, 21 qershor 2024 (MIA) - Pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike, njoftoi sistemi malazez i shpërndarjes së energjisë elektrike (CEDIS).

 Siç thuhet në njoftimin e shkurtër në faqen e CEDIS në Fejsbuk, problemi është “një defekt në rrjetin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike malazeze”.

 Nuk dihet se kur mund të zgjidhet problemi. 

 Në të njëjtën kohë, siç raportojnë mediat kroate, pothuajse e gjithë Dalmacia është pa energji elektrike.

 Pa energji elektrike kanë mbetur Spliti, Omishi, Makarska, Dubrovniku dhe Zhupa Dubrovaçka, Kashteli, Solini, Vodica, Përviqi, Zara, Starigradi Paklenica, ishuj të shumtë...

 Pa energji elektrike sot ka mbetur e gjithë Bosnja e Hercegovina.

 Këtë për mediat lokale e ka konfirmuar Elekroprenos BeH.

 Deri tani nuk dihen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike në BeH. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR