• e hënë, 23 dhjetor 2024

Polonia kërkon që sulmi i Izraelit ndaj punonjësve humanitarë në Gazë të ndiqet si krim lufte

Polonia kërkon që sulmi i Izraelit ndaj punonjësve humanitarë në Gazë të ndiqet si krim lufte

Varshavë, 2 prill 2024 (MIA) - Polonia kërkon dëmshpërblim nga Izraeli për familjet e shtatë humanitarëve nga Kuzhina Qendrore Botërore (WCK) të cilët ishin vrarë në një sulm të armatës izraelite në Gazë, ndërsa kryetari i parlamentit Shimon Holovna kërkoi që kjo të hetohet dhe dënohet si krim lufte.

"Polonia nuk duhet vetëm të kërkojë dëshmpërblim për familjen e polakut i cili u vra në një kolonë humanitare, por edhe që ta ndjekë si krim lufte. Është e qartë se izraelitët kanë të drejtë që të mbrojnë veten dhe territorin e tyre nga terroristët e Hamasit, por askush nuk ka të drejtë të vrasë civilë të cilët sjellin ndihmë", tha kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit polak. 

Holovnja e cilësoi si "fatkeq" reagimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, i cili tha se "gjëra të tilla ndodhin në luftë". Kryeministri polak Donald Tusk sot deklaroi se kryeministri izraelit, si dhe ambasadori në Varshavë, i cili i hodhi poshtë kritikat për sulm si antisemitike, e vendosin në test të vështirë solidaritetin e Polonisë drejt Izraelit. 

"Sot e vendosni në test solidaritetin. Sulmi tragjik ndaj vullnetarëve dhe reagimet e juaja shkaktojnë zemërim të kuptueshëm", i porositi kryeministri polak Tusk kryeministrit dhe ambasadorit të Izraelit në platformën Iks (ish Tuiter).

Në bisedë me ambasadorin izraelit në Varshavë dhe shefin e diplomacisë izraelite, dje ministri polak i punëve të jashtme, Radosllav Sikorski shprehu zemërim dhe e dënoi sulmin ndaj kolonës dhe vdekjes së vullnetarit polak Damijan Sobul dhe kërkoi hetim të pavarur dhe dëmshpërblim për familjet e humanitarëve të vrarë.

Hetim penal filloi edhe prokuroria polake, ndërsa Shikorski kërkoi që pala izraelite plotësisht të bashkëpunojë në të. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR