• e enjte, 20 shkurt 2025

Politiko: Rusia dhe SHBA-ja mendojnë për projekte të përbashkëta energjetike në Arktik

Politiko: Rusia dhe SHBA-ja mendojnë për projekte të përbashkëta energjetike në Arktik

Moskë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Në takimin e djeshëm mes delegacionit rus dhe amerikan në Riad, u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte energjetike në Arktik, deklaroi negociatori rus Kiril Dimitriev për portalin Politiko nga Brukseli. 

Drejtroi i Fondit rus shtetëror për investime deklaroi se të dy palët kanë diskutuar për "fusha specifike të bashkëpunimit”.

Bisedimet amerikano-ruse në Riad, që margjinalizuan Ukrainën dhe Evropën, shkaktuan brengosje në kryeqendrat evropiane për shkak të druarjes se presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri rus, Vlladimir Putin do të vendosin për të ardhmen e Ukrainës pa pjesëmarrje të konsiderueshme nga Kievi zyrtar dhe aleatët e tij evropianë, vlerëson Politiko. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR