Politika: Bajden në mënyrë të fshehtë i ka dhënë leje Ukrainës që të kryejë sulme në rusi me armë amerikane
- Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden në mënyrë të fshehtë i ka dhënë leje Ukrainës të kryejë sulm në Rusi, posaçërisht në afërsi të rajonit Harkov, duke përdorur armë të siguruar nga SHBA-ja, deklaroi sot një funksionar amerikan dhe dy persona tjerë, të cilët kanë pasur informata për këtë çështje, publikoi Politiko.
- Post By Besnik Shuki
- 07:42, 31 maj, 2024
Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden në mënyrë të fshehtë i ka dhënë leje Ukrainës të kryejë sulm në Rusi, posaçërisht në afërsi të rajonit Harkov, duke përdorur armë të siguruar nga SHBA-ja, deklaroi sot një funksionar amerikan dhe dy persona tjerë, të cilët kanë pasur informata për këtë çështje, publikoi Politiko.
Sipas portalit nga Brukseli, ky është ndryshim i madh që do t'i ndihmojë Ukrainës më mirë ta mbrojë qytetin e dytë sipas madhësisë.
"Presidenti paradokohe i imponoi ekipit të tij të sigurojë që Ukraina të përdor armë amerikane në Harkov, për t'iu përgjigjur forcave ruse, të cilat i sulmojnë ose përgatitetn t'i sulmojnë", tha funksionari amerikan, duke shtuar se politika për leje të goditjeve në territorin rus, "nuk ka ndryshuar". bsh/
Foto: MIA arkiv