• e shtunë, 18 maj 2024

Policia i shpërndau aktivistët propalestinezë nga një ndërtesë e universitetit në Paris

Policia i shpërndau aktivistët propalestinezë nga një ndërtesë e universitetit në Paris

 Paris, 3 maj 2024 (MIA)  - Policia sot ka hyrë në ndërtesën e Universitetit në Paris "Sijans Po", dhe ka shpërndarë aktivistët propalestinezë të cilët protestuan kundër ofensivës izraelite në Gazë.

 Më herët  gjatë ditës së sotme një grup prej rreth 70 studentë e pushtuan ndërtesën e Institutit të Shkencave Politike në qendër të Parisit, pas negociatave të pasuksesshme mes studentëve dhe administratës për lidhjet e Universitetit me Izraelin, njoftoi televizioni BFM.

 Nga Kabineti i kryeministrit francez me këtë rast njoftuan se përgjigja e qeverisë është e fortë dhe e tillë do të jetë plotësisht.

 "Kemi urdhëruar një reagim sistematik dhe ndërhyrje në organet e ndjekjes për hyrje të lirë në universitete sapo të vendosen bllokada apo tubime", deklaruan nga Kabineti i kryeministrit për TV BFM.

 Mediat franceze raportuan se të punësuarve në Universitetit sot u është thënë  të punojnë nga shtëpia, pasi ndërtesat e universitetit ishin mbyllur.

 Drejtori i Institutit të Shkencave Politike  dje i hodhi poshtë kërkesat e studentëve për t'i rishqyrtuar lidhjet e universitetit me Tel Avivin.

 Studentët në disa universitete franceze i bllokuan ose pushtuan fakultetet e tyre pas mitingjeve të organizuara në kampuset në të gjithë SHBA-në kundër konfliktit në Gazë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR