• e hënë, 08 korrik 2024

Izraeli mohon akuzat për gjenocid në Gazë dhe thotë se po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur civilët

Izraeli mohon akuzat për gjenocid në Gazë dhe thotë se po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur civilët

Hagë, 17 maj 2024 (MIA) - Izraeli sot hodhi poshtë akuzat për gjenocid, duke pretenduar para gjykatës së lartë të KB-së se po bënë gjithçka që mundet për të mbrojtur civilët gjatë operacionit të saj ushtarak në Gazë.

Në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë, sot përfundoi seanca e tretë dëgjimore për masat emergjente të kërkuara nga Afrika e Jugut sepse beson se ndërhyrja ushtarake izraelite në qytetin Rafah në jug kërcënon "mbijetesën e palestinezëve në Gazë" dhe kërkoi nga gjykata të urdhërojë armëpushim.

Tamar Kaplan-Turgeman nga ekipi ligjor i Izraelit mbrojti sjelljen e vendit, duke thënë se kishte lejuar dërgimin e karburantit dhe ilaçeve në enklavën e rrethuar.

Ajo gjithashtu tha se Izraeli po merr masa të jashtëzakonshme për të reduktuar dëmin ndaj civilëve në Gazë.

Afrika e Jugut para gjykatës të enjten theksoi se situata në enklavë kishte arritur një "fazë të re dhe të tmerrshme" dhe u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë përfundimin e operacioneve ushtarake izraelite.

Gjykata mbajti seancën e tretë mbi masat emergjente të kërkuara nga Afrika e Jugut pasi ngriti akuza për gjenocid në fund të vitit të kaluar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR