Plasido Domingo ka mbërritur në Shkup - nga aeroporti direkt në provë
- Tenori dhe dirigjenti i njohur spanjoll Plasido Domingo, i cili nesër do të mbajë koncert në arenën "Boris Trajkovski", dje ka mbërritur në Shkup. Pa asnjë minutë pushim, maestroja e njohur është nisur nga aeroporti drejt Operës dhe Baletit Kombëtar, ku ka zhvilluar provën e parë së bashku me orkestrën e OBK, njoftojnë organizatorët e koncertit.
- Post By Melahat Baftija
- 12:37, 13 mars, 2025

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Tenori dhe dirigjenti i njohur spanjoll Plasido Domingo, i cili nesër do të mbajë koncert në arenën "Boris Trajkovski", dje ka mbërritur në Shkup. Pa asnjë minutë pushim, maestroja e njohur është nisur nga aeroporti drejt Operës dhe Baletit Kombëtar, ku ka zhvilluar provën e parë së bashku me orkestrën e OBK, njoftojnë organizatorët e koncertit.
"Prova e parë u përfundua me shumë entuziazëm dhe kënaqësi. Në një atmosferë jashtëzakonisht frymëzuese, maestro Domingo tregoi mjeshtërinë dhe përkushtimin e tij të lartë dhe orkestra, e frymëzuar nga prania e tij, u përgjigj me saktësi dhe emocion të jashtëzakonshëm, duke krijuar një atmosferë që do të jetë një nga koncertet më spektakolare në historinë e skenës muzikore maqedonase. Kjo ardhje nuk është një koncert i zakonshëm - ky është një moment historik për skenën kulturore maqedonase. Zëri që ka bërë jehonë nëpër teatrot më prestigjioze në botë do të mbushë skenën në arenën "Boris Trajkovski" më 14 mars dhe energjia e pranisë së tij tashmë ndihet mes muzikantëve dhe dashamirësve të operës. Maqedonia e pret Domingo me admirim dhe legjenda fillon të shkruajë historinë e tij të fundit muzikore. Shihemi në arenën "Boris Trajkovski", thuhet në njoftimin para koncertit të nesërm të tenorit të njohur spanjoll.
Me Plasido Domingon do të performojë edhe Maria Hoze Siri - një nga sopranot kryesore në botë, së bashku me orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti spanjoll Zhordi Bernaser, i cili ka bashkëpunuar me Plasido Domingon që nga viti 2012. Ai është një nga dirigjentët më të mirë spanjollë.
Koncerti në arenën "Boris Trajkovski", i organizuar nga Opera dhe Baleti i Maqedonisë me produksionin Pragma fillon në ora 21:00. mb.
Foto: Stefan Samandov