• e hënë, 03 mars 2025

Ndahen çmimet "Oskar", filmi më i mirë "Anora"

Ndahen çmimet

Los Angjelos, 3 mars 2025 (MIA) - Akademia amerikane për arte filmike dhe shkenca në mëngjes i ndau çmimet "Oskar" në solemnitetin që u mbajt në "Dolbi teatrin" në Los Anxhelos. Filmi "Anora" fitoi me pesë dekorime, nga gjithsej gjashtë nominime. Ngjarjen e ka moderuar Konan O'Brajen.

Më ndarjen e sivjeme, të 97-të të çmimeve "Oskar", filmi i pavarur "Anora" i ka fituar çmimet për film më të mirë, rol kryesor të femrave (Majki Medison), montazhë, si dhe çmimet për regji më të mirë dhe skenar origjinal, të cilat i takuan Shon Bejkerit.

Aktor dhe aktore më e mirë dytësore janë Zoi Saldanja për filmin "Emilia Perez" dhe Kijeran Kalkin për filmin "A Real Pain". Çmimin për rolin kryesor për meshkuj e fitoi Adrian Brodi për realizimin në "The Brutalist", i cili e ka edhe kinematografinë më të mirë.

"Wiked" e ka kostimatografinë më të mirë, "The Substance" - grimi më i mirë, ndërsa "Dina 2" - efektet më të mira zanore dhe vizuele.

Për skenar më të mirë të adaptuar fitoi filmi "Konklava"

"Oskarin" për film më të mirë në zonat ku nuk flitet anglisht e fitoi "Ainda Estou Aqui", me produksion braziliano-francez.

Kënga më e mirë filmike është "El mal" e Klemen Dukol, nga filmi "Emilia Perez".

Filmi më i mirë i animuar, sipas Akademisë amerikane është "Straume" ose "Flow".   

Filmi më i mirë dokumentar shkoi tek "No Other Land", në bashkëproduksion palestinezo-norvegjez, qëndron në përshkrimin e filmit. bsh/

Foto: Jutjub

 

QËNDRONI TË LIDHUR