• e enjte, 27 shkurt 2025

Prezantimi i programit për shënimin e Frankofonisë 2025

Prezantimi i programit për shënimin e Frankofonisë 2025

Shkup, 26 shkurt 2025 (MIA) - Ambasadorët e vendeve anëtare të Frankofonisë sot do ta prezantojnë programin kulturor dhe aktivitetet tjera për shënimin e Frankofonisë gjatë muajit mars dhe në fillim të muajit prill të vitit 2025.

Për programin e shënimit të sivjetëm të Frankofonisë do të mbajnë fjalim ambasadorët e Francës Kristof Le Rigoler, Zvicrës Veronik Ulman, të Rumanisë Monika Aksinte dhe Greqisë, Sofija Filipidu, kumtoi Instituti Francez në Shkup.

Ata do të flasin edhe për vlerat universale të Frankofonisë, të vlefshme jo vetëm për vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare me të drejtë të plotë e kësaj Organizate nga viti 2006), por edhe për të gjitha vendet të cilat e respektojnë gjuhën franceze dhe diversitetin gjuhësor, solidaritetin, paqen, demokracinë dhe të drejtat e njeriut si vlera përfundimtare shoqërore.

Është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve tjerë të vendeve anëtare të Frankofonisë: Konsulli i nderit i Belgjikës, konsulli i nderit i Kanadasë, sekretari i parë në Ambasadën e Bullgarisë dhe partnerët e Institutit francez - Muzeu i artit bashkëkohor në Shkup, Kinoteka, Zegin, Shkup Siti Moll dhe Sinepleks. sa/

Foto: Poster

QËNDRONI TË LIDHUR