• e hënë, 03 mars 2025

Të punësuarit në Filarmoni, në protestë para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit

Të punësuarit në Filarmoni, në protestë para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë sot do të mbajnë protestë të re para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për shkak të, siç thonë, ekzistimit të dyshimeve se konkursi për zgjedhje të drejtorit të këtij institucioni po bëhet në mënyrë joligjore.

Protestë kanë mbajtur edhe para një jave, me ç'rast kanë marrë premtim nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov se konkursi do të zbatohet në mënyrë ligjore dhe se do të zgjedhet kandidati më i mirë, i cili do t'i plotësojë kushtet.

"Para saktë një jave kemi marrë premtim nga ministri Zoran Lutkov se konkursi për zgjedhje të drejtorit të Filarmonisë së Maqedonisë do të zbatohet në mënyrë ligjore dhe se do të zgjedhet kandidati më i mirë, i cili i plotëson të gjitha kushtet e përshkruara me Ligjin për kulturë. Ndërkohë, kemi marrë informata se konkursi tashmë po zbatohet në mënyrë joligjore dhe se me çdo çmim shkon drejt asaj që kandidati i dakorduar ndërpartiak Mustafa Imeri të emërohet për drejtor të institucionit tonë", kumtuan nga sindikata e Filarmonisë së Maqedonisë.

Prej aty potencojnë se kanë informata se "Imeri nuk ka parashtruar dokumentacionin e plotë".

"Kemi informatë se Imeri nuk ka parashhtruar dokumentacionin të plotë, edhe pse në kunkurs qartë qëndron se dokumentacionet jo të plota dhe të dorëzuara jo me kohë, nuk do të shqyrtohen. Komisioni tashmë u ka dhënë afat kandidatëve, të cilët nuk kanë parashtruar dokumentacion të rregullt, t'i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në afat prej tre ditëve. Me këtë shkelen kushtet e përshkruara në konkurs, me qëllim që të realizohet marrëveshja e dakorduar mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së dhe të emërohet Mustafa Imeri për drejtor të institucionit tonë", thonë në kumtesë.

Kjo vjen pasi zëvendës kryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti në intervistë për "24 Vesti" tha se gjatë ndarjes së funksioneve udhëheqëse në institucione, VLEN e ka marrë Filarmoninë dhe se drejtor do të jetë Mustafa Imeri. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR