Komisioni për kulturë dhe turizëm e miratoi programin për shënimin e përvjetorëve të ngjarjeve dhe personaliteteve për vitin 2025
- Komisioni kuvendor për kulturë dhe turizëm në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Propozim-programin për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve dhe personaliteteve të shquara për vitin 2025 dhe unanimisht vendosi se është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:39, 25 shkurt, 2025

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për kulturë dhe turizëm në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Propozim-programin për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve dhe personaliteteve të shquara për vitin 2025 dhe unanimisht vendosi se është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
Propozim programi është përpiluar nga 101 prëvjetorë jubilar të ngjarjeve dhe perosnaliteteve të rëndësishme të cilët, siç theksoi kryetarja e Komisionit për kulturë, Saranda Imeri-Stafai, i reflektojnë karakterin multietnik të shtetit, të cilët me veprën e vet i kanë afirmuar parimet e humanizmit dhe vlerat civilizuese.
"Në bazë të nenit 5 të Vendimit për shënim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në shtet, Kuvendi sjellë program vjetor për shënimin e prëvjetorëve, me propozim të Komisionit për kulturë dhe turizëm. Gjatë prëgatitjes së propozim programit, Komisioni për kulturë dhe turizëm dërgoi kërkesë me shkrim në institutcionet nga fusha e kulturës, institucionet nacionale, të gjitha universitetet shtetërore, entet nacionale, qendrat për kulturë, entet për mbrojtje të muzeve, binliotekave dhe shoqatave të tjera, lidhjeve dhe organizatave joqeveritare në shtet, të cilat merren me veprimtari nga fusha e kulturës", informoi Imeri-Stafai.
Janë dërguar shkresa drejt të gjtiha 80 komunave në shtet, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, si njësi e posaçme e vetëqeverisjes lokale. Shkresës i janë përgjigjur 47 institucione të cilat kanë parashtruar mbi 200 propozime për shënim të përvjetorëve jubilar, ndërsa gjashtë institucione informuan se për vitin 2025 nuk kanë propozime.
Sipas deputetes Velika Serafimovska, e sila është pjesë e grupit të punës për përgatitjen e Propozim programit, kanë prëgatitur propozime cilësore për shënimin e përvjetorëve jubilar të ngjarjeve dhe personaliteteve të shquara për vitin 2025. ab/
Foto: printskrin