Picula rizgjidhet kryetar i Grupit punues të PE-së për Ballkanin Perëndimor
- Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se përsëri do të jetë shef i Grupit të punës së PE-së për Ballkanin Perëndimor.
- Post By Fami Bajrami
- 16:17, 1 prill, 2025

Bruksel, 1 prill 2025 (MIA) - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se përsëri do të jetë shef i Grupit të punës së PE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se takimi i parë i Grupit të punës ka qenë me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos.
Nevoja për të forcuar kredibilitetin e politikës së zgjerimit, komunikimit më të mirë dhe fokusit më të madh në sundimin e ligjit, janë porositë tona, theksoi Picula.
Foto: arkivi i MIA-s