Pezeshkian për Si-En-En-in: Nuk duhet të lejohet që Libani të bëhet një Gazë tjetër
- Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot deklaroi se bashkësia ndërkombëtare "nuk duhet të lejojë që Libani të bëhet një Gazë tjetër", pasi Izraeli dje e ka pasur ditën më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore kundër këtij vendi që nga viti 2006.
Teheran, 24 shtator 2024 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot deklaroi se bashkësia ndërkombëtare "nuk duhet të lejojë që Libani të bëhet një Gazë tjetër", pasi Izraeli dje e ka pasur ditën më vdekjeprurëse të sulmeve ajrore kundër këtij vendi që nga viti 2006.
"Nuk duhet të lejojmë që Libani të bëhet një Gazë tjetër në duart e Izraelit", tha Pezeshkiani në një intervistë për Si-En-En-in, të përkthyer nga farsi në anglisht.
Foto: EPA