• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Në këtë ditë të vitit 2020 treguam se ku përkasim, duke u anëtarësuar në NATO zgjodhëm rrugën e stabilitetit

Petrovska: Në këtë ditë të vitit 2020 treguam se ku përkasim, duke u anëtarësuar në NATO zgjodhëm rrugën e stabilitetit

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Me pikë demonstruese "Egzercir" në performancë të Gardës së Armatës, promovim të dy pullave postare dhe ndarje të mirënjohjeve për përbërjen ushtarake dhe civile të Armatësh sot para pllajës së Ministrisë së Mbrojtjes është shënuar katërvjetori i anëtarësimit të vendit në NATO dhe 32 vjetori i forimit të Shtabit të përgjithshëm të Armatës.

“Në këtë ditë të vitit 2020, ne treguam se ku përkasim, cilat janë vlerat tona të përbashkëta dhe cili është vendi ynë si një vend që gjithmonë është angazhuar për paqe, demokraci, siguri dhe stabilitet. Por kjo datë ka edhe një rëndësi tjetër historike - datë kyçe në krijimin e Maqedonisë sovrane dhe të pavarur, tha në fjalimin e saj ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ajo theksoi se në të njëjtën datë të vitit 1992 janë krijuar kushte për formimin e ushtrisë së RMV-së.

"27 marsi i parë konfirmoi vendosmërinë tonë për një shtet të pavarur, ndërsa i dyti e forcoi sigurinë dhe stabilitetin tonë. Me hyrjen në NATO, ne qartë zgjodhëm rrugën - stabilitet dhe aleancë kundrejt sjelljeve destruktive", tha Petrovska.

NATO, siç tha, nuk është kërcënim për askënd, por ekziston për të mbrojtur veten.

"Historia jonë tregon se ne promovojmë stabilitet, barazi dhe dialog. Si anëtare e Aleancës, ne duhet të jemi të gatshme dhe të përgjegjshme për të forcuar sistemin e qëndrueshmërisë së shoqërisë sonë. Është një sfidë serioze që duhet ta tejkalojmë", tha Petrovska dhe theksoi se Armata do të vazhdojë të zhvillohet dhe modernizohet sepse është shtylla e shtetit, ndërsa do të vazhdojë edhe investimi në kapitalin njerëzor - shtyllë e mbrojtjes.

Zëvendëskryeministri i parë Bojan Mariçiq theksoi se sot jemi të gjithë më të qetë sepse jemi anëtare e plotë e aleancës ushtarako-politike më të avancuar dhe më të fuqishme të mbrojtjes dhe se katër vjet më parë ne vulosëm garancitë për integritetin tonë territorial dhe sigurinë e qytetarëve. Suksesi i NATO-s, thekson ai, është një frymëzim për të vazhduar drejt BE-së.

 

 

"Kjo është kështu sepse jemi mes demokratëve dhe demokracive, mes vizionarëve dhe sepse jemi të gjithë këtu për një dhe një për të gjithë - krah për krah me më të zhvilluarit në botë. Shumë shpejt pas anëtarësimit, ne patëm mundësinë të shohim se si duken alternativat për të konfirmuar se për ne nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë një alternativë tjetër dhe më të mirë. Pamjet e tmerrit në Ukrainë na tregojnë se anëtarësimi në NATO është qëllimi më i mirë që kemi arritur të sigurojmë për qytetarët tanë", theksoi Mariçiç.

Theksoi se me këtë është dëshmuar se çdo vendim i vështirë që na solli deri këtu ia vlente. Anëtarësimi në NATO, shtoi, është një privilegj, por edhe një detyrim si vend për të forcuar dhe kontribuar në sigurinë kolektive. NATO është aleanca më e fuqishme që ruan paqen e mbi një miliard qytetarëve me vlera demokratike.

“Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi këtu për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, ka theksuar Mariçiq.

Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral brigade Simeon Trajkovski theksoi se sot është hera e parë që zyrtarisht festohet 28 Marsi - Dita e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, kur zyrtarisht filloi funksionimi i Shtabit të Përgjithshëm me ndërmarrje të hapësirave të Ministrisë së Mbrojtjes nga APJ.

 

"Fillimet ishin të vështira, u punua me shumë entuziazëm dhe patriotizëm për të filluar planifikimin e organizimit, menaxhimit dhe komandimit në kuadër të përmbushjes së detyrimit kushtetues të Armatës për sigurimin e kufirit shtetëror dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit", tha Trajkovski.

Sfida e re për SHP, siç tha, ndodhi në vitin 2020 kur integrimi i plotë në strukturën ushtarake të NATO-s u krye në vetëm 18 muaj.

"Të gjitha aktivitetet dhe arritjes e SHP-së në 32 vitet e fundit janë dëshmi se Armata është në rrugën e duhur, e cila është përcaktuar qartë me Planin e Parë të Veprimit për anëtarësim në NATO", thekson Trajkovski.

Në këtë ngjarje u promovuan edhe dy pulla postare të përpunuara me rastin e katër viteve të anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorit të themelimit të Aleancës. ls/

Foto: MIA

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR