• e premte, 05 korrik 2024

Petrovska: Ka arritur kërkesë e re nga pala ukrainase për ndihmë ushtarake, në këtë moment po shqyrtohet

Petrovska: Ka arritur kërkesë e re nga pala ukrainase për ndihmë ushtarake, në këtë moment po shqyrtohet

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Ka arritur kërkesë e re nga pala ukrainase, për ndihmë shtesë ushtarake, u klaisifikua dhe në këtë moment Shtatëmadhoria po e shqyrton, kumtoi sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas përfundimit të brifingut me rastin e fillimit të aktiviteteve të stërvitjes multinacionale "Përgjigje e shpejtë 23".

"Javën e kaluar, mendoj, ka arritur kërkesë e re, kuptohet kjo u klasifikua, po shqyrtohet në Shtatëmadhorinë e armatës, nëse mundemi dhe në cilën masë të përgjigjemi dhe nëse marrim mendim pozitiv, kuptohet në mënyrë adekuate do ta njoftojmë opinionin nëse Qeveria merr vendim shtesë. Tani në këtë moment, siç thash, bëhet analizë, e kuptohet ne jemi të hapur dhe derisa ka nevojë për përkrahje, Republika e Maqedonisë së Veriut, do të ofrojë përkrahje", tha ministrja.

Petrovska përsëriti se kërkesa u klasifikua, duke përmendur se vendimet të cilat tanimë janë marrë, janë deklasifikuar dhe janë të qasshme për opinionin. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR