• e martë, 26 nëntor 2024

Petrovska: Implementimi i marrëveshjes së re kolektive për pagesa pas procesit zgjedhor

Petrovska: Implementimi i marrëveshjes së re kolektive për pagesa pas procesit zgjedhor

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes në qeverinë teknike, Sllavjanka Petrovska sot deklaroi se Ligji për të punësuarit në MB është një nga projektet e mëdha pozitive që kanë ndodhur, përveç nënshkrimit të marrëveshjes kolektive dhe të cilat në thelb shkojnë paralelisht me procesin e modernizimit.

"Pse? Sepse nuk mund të keni një ushtri të fortë, të garantoni mbrojtje nëse faktori njerëzor, përkatësisht burimet njerëzore dhe njerëzit që janë segmenti kyç, nuk janë të kënaqur siç duhet dhe nuk janë të motivuar më tej për të vazhduar me kryerjen e detyrave të tyre. Unë jam krenare për pjesëtarët e ushtrisë së RMV-së dhe punëtorët në MB, të cilët në 32 vitet e fundit të pavarësisë kanë bartur shumë procese të rënda mbi kurrizin e tyre dhe do të thoja se kanë pritur me shumë durim këtë moment të miratimit të ligjit të ri për punëtorët", theksoi Petrovska.

Ligjin e ri, ajo nuk e sheh “vetëm si përfitim për sa i përket pagave, por shumë më tepër si përfitim në lehtësimin e procesit dhe punësimit, por edhe në procesin e promovimit të personelit, veçanërisht duke theksuar ato specialitete tipike për të cilat ne të gjithë flasim vazhdimisht, ndërsa deri më tani nuk është ofruar asnjë mekanizëm që ato të apostrofohen siç duhet”.

Lidhur me zbatimin, siç sqaroi ajo, janë bërë konsultime me KSHPK-n pikërisht në pjesën e nenit 8-a, i cili nuk lejon pagesa të jashtëzakonshme apo pagesa të pa planifikuara.

"Edhe pse mjetet financiare si për Ligjin për të punësuarit ashtu edhe për marrëveshjen kolektive që kemi nënshkruar me sindikatat përfaqësuese, pres që të anëtarësohen edhe sindikatat e tjera, sërish nuk do të mund t'i bëjmë ato pagesa gjatë kësaj periudhe pikërisht për shkak të ndalimeve që ekzistojnë në Kodin Zgjedhor, megjithatë absolutisht të gjithë të punësuarit tashmë i kanë fituar ato të drejta, pasi ato të drejta lidhur me shtesat do të zbatohen pas përfundimit të procesit zgjedhor", sqaroi Petrovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ajo nënvizoi, se si ministre, nuk dëshiron të njëllosë as kontratën kolektive as Ligjin, me akuza të mundshme se kjo bëhet për motive politke apo të tjera. ls/ 

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR