• e martë, 30 korrik 2024

Petrova: Së pari ribalanc i Buxhetit, pastaj pagesë mjeteve për "TVSH-ja ime" 

Petrova: Së pari ribalanc i Buxhetit, pastaj pagesë mjeteve për

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Pagesa e parave të "TVSH-ja ime" për tremujorin e dytë nuk do të fillojë para se të miratohet ribalanci i Buxhetit për vitin 2024, sepse në buxhetin aktual të DAP-it nuk janë parashikuar mjete për pagesë. Për këtë është e domosdoshme të ketë ribalanc para se të fillojë pagesa e parave për tremujorin e dytë, porositi sot drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Elena Petrova.

"Pagesa nuk mund të fillojë derisa nuk kalon ribalanci i Buxhetit, sepse në buxhetin e DAP për vitin 2024 nuk janë planifikuatr mjaftueshëm mjete për gjithë vitin 2024. Mjetet e planifikuara për TVSH-ja Ime në pjesën më të madhe janë shpenzuar dhe prandaj duhet pritur ribalancimi i buxhetit të shtetit dhe më pas do të planifikohen mjetet", ka thënë Petrova në një intervistë për “Republika”.

Në Komisionin parlamentar të financa dhe buxhet vazhdon debati rreth amendamenteve për ribalancimin e Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 58 amendamente. mb/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR