• e hënë, 23 dhjetor 2024

Refuzohen amendamentet e Frontit Evropian për rregullimin e shtretërve të lumenjve, mjetet tashmë janë siguruar

Refuzohen amendamentet e Frontit Evropian për rregullimin e shtretërve të lumenjve, mjetet tashmë janë siguruar

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Komisioni për financim dhe buxhet ka përfunduar sot pasdite ditën e dytë të debatit për amendamentet rreth ribalancit të Buxhetit për vitin 2024. Kryetarja e Komisionit, Sonja Lukarevska vazhdimin e caktoi për nesër në orën 12.

Në vazhdim të diskutimit të sotëm, janë refuzuar gjashtë amendamente të deputetëve të Frontit Evropian, të cilat i referoheshin kërkesës për mjete nga buxheti për rregullimin e shtretërve të lumenjve.

Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski potencoi se mjetet për këtë qëllim janë siguruar nga Banka Evropiane për Investime me vendim të nënshkruar nga Artan Grubi të marrë me 7 gusht të vitit 2023.

"Po punohet për një grup amendamentesh që i referohen Komunës së Likovës. Në përputhje me vendimin e ndarjes së mjeteve, në përputhje me marrëveshjen financiare, për projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Republikën e Maqedonisë, nga Banka Evropiane për Investime ishin planifikuar 50 milionë euro për këtë qëllim. Sipas asaj shpërndarje, ku përmenden të gjithë 80 komunat, për Komunën e Likovës janë planifikuar 967.374 euro. Kështu që, ky amendament nuk pranohet, gjegjësisht është i pakuptimtë", tha zëvendësministri Jankullovski.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së Marija Petrushevska tha se në të kaluarën kur ka propozuar amendamente lidhur me ndarjen e mjeteve nga buxheti për komunat Ilinden, Petrovec dhe Zelenikovë, qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në të cilën ishte pjesë edhe PLD-ja, nuk i pranoi asnjë prej tyre.

Gjatë diskutimit, deputeti Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, tërhoqi shtatë amendamente të tij. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR