Shtatë persona janë evakuuar nga fshati i djegur Strojmenc në Sveti Nikollë
- Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka informuar se shtatë personat e bllokuar në një shtëpi në fshatin Stroimanc të Komunës së Sveti Nikollës janë evakuuar në mënyrë të sigurt pasi një helikopter policor fillimisht hodhi ujë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas me shpejtësi janë futur zjarrfikësit nga Shoqata vullnetare e zjarrfikësve të Sveti Nikollës dhe me automjete nga unaza e zjarrit i kanë nxjerrë shtatë personat.
- Post By Fami Bajrami
- 18:15, 30 korrik, 2024

Sveti Nikollë, 30 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka informuar se shtatë personat e bllokuar në një shtëpi në fshatin Stroimanc të Komunës së Sveti Nikollës janë evakuuar në mënyrë të sigurt pasi një helikopter policor fillimisht hodhi ujë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas me shpejtësi janë futur zjarrfikësit nga Shoqata vullnetare e zjarrfikësve të Sveti Nikollës dhe me automjete nga unaza e zjarrit i kanë nxjerrë shtatë personat.
"Mirënjohje e madhe për zjarrfikësit e guximshëm dhe pilotët e guximshëm", ka thënë Angellovi pas tërheqjes së shtatë personave nga zjarri në Stroimanc në Komunën e Sveti Nikollës.
Foto: MIA