• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Peskovi konfirmon se po përgatitet takim mes Trampit dhe Putinit

Peskovi konfirmon se po përgatitet takim mes Trampit dhe Putinit

Moskë, 26 shkurt 2025 (MIA) - Ekziston vetëdije se takimi mes presidentit amerikan dhe rus duhet të ndodhë, ndërsa përgatitjet janë duke u zhvilluar, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. 

"Ekziston mirëkuptim se duhet ruajtur dhe ka kuptim që duhet të përgatitet mirë. Ky është qëndrimi i dy presidentëve", theksoi ai. 

Ai shtoi se ende nuk ka detaje konkrete për takimin e tyre, por ajo përfundimisht duhet të ndodhë. Sipas tij, përgatitja vetëm se ka filluar. 

"Për momentin po zhvillohet zbatim gradual i atyre marrëveshjeve që u përfshinë në negociatat e delegacionit në Riad”, saktësoi ai.

Ai deklaroi se aktualisht nuk ka plane për një bisedë telefonike mes dy presidentëve, por ato plane mund të ndryshojnë për tu zgjidhur disa çështje kyçe.

Sa i përket bashkëpunimit me SHBA-në, Peskovi theksoi se pala ruse është e interesuar për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta. 

"Vërtet mbetemi të interesuar për realizimin e projekteve për bashkëpunim ekonomik në gamë të gjerë fushash", shtoi ai. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR