Lami e kritikoi Putinin sepse në Stamboll dërgoi delegacion të "nivelit të ulët"
- Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Lami ndodhet në Antalia për takimin e NATO-s, së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio, lajmëroi Bi-Bi-Si.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:32, 15 maj, 2025

Antalia, 15 maj 2025 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Lami ndodhet në Antalia për takimin e NATO-s, së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio, lajmëroi Bi-Bi-Si.
Ai e kritikoi Vladimir Putinin për dërgim të delegacionit të "nivelit të ulët" në negociatat paqësore me Ukrainën, të cilat duhet të mbahen sot në Stamboll.
"Vijmë me një porosi të vetme, të qëndrojmë afër Ukrianës dhe të sigurohemi se do të arrijmë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme", tha Lami.
"Gatishmërinë për atë paqe e tregon edhe prania e presidentit Zelenski në Turqi. Kuptohet, vëzhgojmë me kujdes derisa përgatitemi për këto bisedime, duke i vërejtur individët rusë me grada të ulëta të cilët vijnë për ta përfaqësuar palën ruse", shtoi ai.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov ndërkohë deklaroi se kohëzgjatja e bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll do të varet nga përparimi i tyre.
Ai gjithashtu tha se Vladimir Putin mbrëmë ka kryesuar takimin për pargatitjet për bisedime. Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov, ministri i Mbrojtjes, Andrej Bellousov, komandanti i Gardës nacionale, Viktor Zollotov, shefi i Shtatmadhorisë, Valerij Gerasimov, shefi i Shërbimit federal prë siguri, Aleksandar Bortnikov, si dhe delegacioni që u nis për në Stamboll.
Mes emrave kyç në delegacionin rus janë këshilltari i presidentit rus, Vlladimir medinski, zëvendësministri i Punëve të jashtme, Mihail Galuzin dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Fomin - nivel i prëfaqësimit që ukrainasit e kuptojnë si ofendim, sipas Bi-Bi-Si-së.
Ka shumë pak gjasa që Zelenski të takohet me ta, por ai mund të dërgojë ekip negociatorësh - posaçërisht duke pasur parasysh presionin e shtuar të SHBA-së ndaj Ukrainës për të biseduar me Rusinë.
Igor Kostjukov është në krye të Drejtorisë krysore për zbulim të Rusisë - ai luan rol kyç në organizimin e lirimit të burgjeve.
Ai u sanksionua nga SHBA-ja në vitin 2016 për shkak të "aktiviteteve kibernetike të rëndësishme" dhe më pas në vitin 2018 për sulmet kibernetike dhe prëzierje në zgjedhjet amerikane në vitin 2016, në të cilat fitoi Donald Tramp.
Në vitin 2020, BE-ja e sanksionoi për vjedhje të e-postës së kancelares gjermane Angela Merkel në sulmin hhakerik ndaj parlamentit gjerman në vitin 2015. ab/
Foto: ЕPА