• e shtunë, 14 qershor 2025

Putini nuk do të marrë pjesë në bisedimet paqësore me Ukrainën në Stamboll

Putini nuk do të marrë pjesë në bisedimet paqësore me Ukrainën në Stamboll

Moskë, 15 maj 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin nuk është midis emrave nga Kremlini në listën e personave që duhet të marrin pjesë në bisedimet paqësore për luftën në Ukrainë sot në Stamboll edhe krahas thirrjeve nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski që ai të marrë pjesë. Përbërja e delegacionit rus që do të udhëtojë për në Turqi për negociata me Ukrainën është publikuar në ueb faqen zyrtare për informacione të Rusisë.

Delegacionit do t’i prijë ndihmësi i Putinit, Vlladimir Medinski. Në delegacion janë edhe zëvendësministri i Jashtëm Mihail Galuzin, shefi i Drejtorisë kryesore të Shtatmadhorisë Igor Kostjukov dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Fomin.

Në listën e ekspertëve që marrin pjesë në delegacionin rus janë zëvendësshefi i Shërbimit të informacionit të Shtatmadhorisë Aleksandar Zorin, zëvendësshefi i Administratës presidenciale për politikë shtetërore dhe Çështje humanitare Elena Podobreevska, drejtori i Departamentit të dytë për vendet e BSHP në Ministrinë e jashtme ruse Aleklsej Polshçuk dhe zëvendësshefi i Drejtorisë kryesore për bashkëpunim ushtarak ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, Viktor Shevcov.

Vlladimir Medinski udhëhoqi delegacionin rus edhe në negociatat e mëparshme me Ukrainën në Stamboll në mars 2022.

Presidenti amerikan, Donald Tramp, nuk do të udhëtojë për në Turqi për të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme midis Rusisë dhe Ukrainës, tha një zyrtar amerikan.

Zyrtari e bëri publikimin pasi presidenti rus Vlladimir Putin publikoi listën e pjesëmarrësve në delegacionin rus për negociatat, ku nuk përfshihet vetë lideri rus. Trampi ka shqyrtuar idenë të udhëtojë për Turqi, nëse Putin arrinte për bisedime, por presidenti rus vendosi të mos marrë pjesë në bisedimet e sotme në Stamboll.

QËNDRONI TË LIDHUR