• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Pesë emigrantë kanë hyrë në një kamion derisa shoferi ishte në pauzë

Pesë emigrantë kanë hyrë në një kamion derisa shoferi ishte në pauzë

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Pesë emigrantë janë gjetur në një kamion në vendkalimin kufitar Bogorodicë mbrëmë rreth orës 01:30. Emigrantët i paraqiti shoferi i kamionit.

Gjatë bisedës me ta, ata sqaruan se derisa shoferi ndodhej në pauzë në kufirin grek, ata kanë hyrë në pjesën e pasme të rimorkios.

"Sot rreth orës 01:30 në vendkalimin kufitar Bogorodicë, për hyrje në shtet I.A.(27) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin ngarkues 'skania' me targa të Kosovës, ka paraqitur tek nëpunësit doganorë se dikush ndodhet në kamion. Nga ana e nëpunësve doganierë, gjatë kontrollit, janë gjetur pesë emigrantë. Me ta është kryer bisedë, ku kanë sqaruar se derisa shoferi ndodhej në pauzë në kufirin grek, ata kanë hyrë në pejsën e pasme të rimorkios. Emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzitore të pranimit Gjevgjeli për procedurë të mëtutjeshme", ceket në buletinin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR