• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Qeveria të bëjë gjithçka që mundet që pagat e funskionarëve të mbesin në nivelin si deri më tani

Pendarovski: Qeveria të bëjë gjithçka që mundet që pagat e funskionarëve të mbesin në nivelin si deri më tani

Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë dhe kompetencën e saj, ndërsa ka kompetencë, që pagat e funksionarëve nga unë e deri te vetëqeverisja lokale të mbeten në këtë nivel në të cilin janë tani, me ndryshimin e koeficientëve, me ndryshimin e bazës, deklaroi sot presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski duke e komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin mundësohet rritje e pagave të funksionarëve shtetërorë për 78 për qind.

"Qëndrimin tim e dini. Mua më vjen keq që shumë bartës të funksioneve nuk e ndajnë këtë qëndrim timin. Këtu ka dy gjëra. Së pari vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet sepse mosrespektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është vepër penale. Megjithatë, bëra thirrja edhe në deklaratën time të parë në këtë temë. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që është në fuqinë dhe kompetencën e saj, ndërsa ka kompetencë, që pagat e funksionarëve nga unë e deri te vetëqeverisja lokale të mbeten në këtë nivel në të cilin janë tani, me ndryshim të koeficientëve, me ndryshimin e bazës, ndryshe nuk mund të dalim para qytetarëve dhe tu themi se në këtë situatë të vështirë kur i ngrijmë çmimet e produkteve bazike, ne i rrisim pagat", theksoi Pendarovski. 

Gjykata Kushtetuese me vendimin për shfuqizimin e dy neneve nga Ligji për pagat dhe kompensimet e funskionarëve, mundësoi rritjen e pagave të funksionarëve shtetërorë për 78 për qind. Me vendimin, përveç kryeministrit, presidentit, kryetarit të kuvendit dhe të ushtruesve të funksioneve publike, janë përfshirë edhe gjykatësit kushtetues. fc/ 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR