• e hënë, 20 maj 2024

Pendarovski: Na duhet unitet për hyrje në Bashkimin Evropian, por opozita po bën hap prapa

Pendarovski: Na duhet unitet për hyrje në Bashkimin Evropian, por opozita po bën hap prapa

Prilep, 4 prill 2024 (MIA) - Hyrja në Bashkimin Evropian nënkupton rrumbullakimin e qëllimeve strategjike dhe se me bashkëpunim minimal edhe nga opozita, lehtësisht për katër deri në pesë vjet do të bëhemi anëtare e BE-së, tha kandidati për president Stevo Pendarovski duke iu drejtuar sonte banorëve të Prilepit në sheshin "Metodija Andonov Çento".

Perndarovski tha se me hyrjen në BE, do të jenë në dispozicion fondet dhe më lehtë të luftojmë "murtajën e bardhë" - largimin e të rinjve.

"Nëse Maqedonia në kohën e duhur nuk bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, vetë me potencialin tonë nuk do të mund ta parandalojmë këtë në përqindje më të madhe. Prandaj, është e domosdoshme, në mënyrë dinjitoze, siç e bëmë në NATO, të hyjmë në BE dhe të gjitha parakushtet për këtë janë këtu, para nesh. Gjuha dhe identiteti janë të garantuara. Detyra jonë kryesore është të ulim papunësinë, të rrisim investimet, të bëjmë pagën mesatare deri në 1100 euro. Është e mundur vetëm në një mandat, por nëse nuk luftojmë me njëri-tjetrin. Ju siguroj se këtë koncept që e flas për 10 vjet është rruga e vetme dhe e drejtë për Maqedoninë. Fatkeqësisht, kuazi-patriotët tanë nga ana tjetër kishin plane tjera, de fakto, për motive të ndryshme u lidhën me Bullgarinë", tha Pendarovski.

Për të e vetmja frikë në këto zgjedhje është se opozita në vend të unitetit dhe kohezionit, tërhiqet prapa.

"Një rrezik vjen nga opozita dhe për këtë po paralajmëroj. E kam fjalën për partinë kryesore opozitare që ofron kthim prapa. Asnjë marrëveshje për ta deri tani nuk bën. Edhe pas 23 vitesh duan ta ndryshojnë Marrëveshjen kornizë. U pengon emri Maqedonia e Veriut, por nuk u pengojnë pagat e funksionarëve që marrin", tha Pendarovski.

Menjëherë pas zgjedhjeve duhet të zgjidhen raportet me Bullgarinë.

"Duhet të bëjmë gjithçka, pas këtyre zgjedhjeve këtë ta zhbllokojmë, sepse nuk na shkruhet mirë nëse orvatemi vetë ta parandalojmë këtë murtajë të bardhë. Fëmijët këtu mund të përparojnë vetëm nëse kanë kushte të mira për jetë dinjitoze", tha kandidati për president Stevo Pendarovski.

Pendarovski pret mobilizim për votimet më 24 prill.

"Dilema është e qartë. Ofertat që keni përpara jush janë bardh e zi. Për shkak të së ardhmes sonë më të mirë, pres mobilizim masiv që në raundin e parë më 24 prill sepse rezultati do të na tregojë se kush do të jetë fitues më 8 maj", tha Pendarovski.

Foto: FB Stevo Pendarovski, kandidat për president

 

QËNDRONI TË LIDHUR